STAMBOLL– Tetë persona, nga të cilët pesë ushtarë dhe tre civilë u plagosën pas një shpërthimi në qarkun Samandra të Stambollit, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin tha se një automjet i parkuar ka shpërthyer në momentin kur po kalonte një makinë që transportonte personalin e kazermës ”Ismail Hakki Tunaboylu”.

“Gjendja shëndetësore e një gruaje të personalit ushtarak është serioze. Të plagosurit e tjerë nuk janë në rrezik për jetën”, tha Shahin.

Ndërkohë, edhe provinca juglindore e Turqisë, Diyarbakir, u trondit dje në mbrëmje vonë nga një shpërthim i fuqishëm.

Sipas burimeve lokale të sigurisë shpërthimi ka ndodhur në lagjen ”Sarikamis” në qarkun Sur, ndërkohë nuk janë dhënë detaje shtesë.

Policia dyshon se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës kur ka qenë duke u përgatitur një sasi eksplozivi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: