Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve në hotelin “Saragosa” në Havanë, e cila u shpërthye të shtunën si pasojë e një rrjedhje gazi.

Shpërthimi ka dëmtuar rëndë edhe dy ndërtesa banimi ndërsa zjarri ka prekur paksa edhe 17 ndërtesa të tjera.
Rrënojat ranë mbi këmbësorët në një zonë ku po lëvizin shumë njerëz. Autoritetet lokale thanë se 50 të rritur dhe 14 fëmijë u plagosën ndërsa katër fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Autoritetet dhe mediat lokale thanë se shpëtimtarët po përpiqeshin të arrinin në bodrum me shpresën për të gjetur më shumë të mbijetuar, raportoi reuters.

Hoteli ishte i mbyllur në momentin e aksidentit dhe në ndërtesë ndodheshin vetëm punëtorët.

Autoritetet njoftuan përmes rrjeteve sociale se numri i të vdekurve në aksidentin e djeshëm ka shkuar në 26.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: