TIRANË-Policia e Tiranës ka dhënë detaje rreth shpërthimit që ndodhi mëngjesin e sotëm në një dyqan në zonën e Ish-Bllokut. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 06:40 në rrugën “Ibrahim Rugova”, pranë ambasadës ruse. Burime zyrtare thanë se shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit, e për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË
Me date 08.04.2018 rreth orës 07:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ibrahim Rugova”, në një pike shitje ra zjarr.
Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, te cilat kanë konstatuar se në një byrektore kishte rënë zjarr. Shkak paraprakisht dyshohet rrjedhja e gazit. Për pasojë është dëmtuar pronari i subjektit shtetasi Sh.P., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: