Tifozët Kuq e Zi kanë shpërthyer në sharje e thirrje banale ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Me sa duket masat e rrepta të policisë, që nuk ka lejuar as banderola në stadium, kthimi në kufi i tifogrupit shqiptar nga Maqedonia “Shvercerat e Shkupit”, largimi nga ndeshja i “Plisave” nga Prishtina dhe së fundmi goli i Izraelit, kanë irrituar së tepërmi tifogrupin Kuq e Zi që njihen si tifozët më të zjarrtë të Kombëtares. “Elbasan Arena” është mbushur dhe po gumëzhin për minuta të tëra nga thirrjet e sharrje në kor dhe fishkëllimat e pakënaqësisë ndaj Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Kjo nuk është hera e parë që përsëritet ky episod në stadiumet tona, ku tifozët lëshojnë sharje ndaj kreut të FSHF-së. Kuqezinjtë e kanë akuzuar Dukën shpesh herë për prapaskena ndaj lojtarëve, por edhe ndaj trajnerit Giani De Biazi. Nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur ata kanë kërkuar largimin e tij, madje nuk kanë nguruar që të përplasen me të edhe në rrjetet sociale.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb