TURQI- Dy shpërthime kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë një stadiumi në Stamboll, duke vrarë 29 persona e duke plagosur 166 të tjerë.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare kanë publikuar video të shumta nga momenti i shpërthimit. Një prej tyre vjen nga studio e televizionit Besiktas, shumë pranë vendit të shpërthimit, ku ndërsa transmetohej live, gazetari dhe stafi tjetër largohen nga tv për shkak të tronditjes së fortë.

Sipas të dhënave nga mediat turke ka qenë një makinë bombë dhe një sulm vetëvrasës që ka pasur në shënjestër forcat e policisë turke.

Shpërthimet ndodhën rreth 2 orë pas një ndeshje mes ekipeve Besiktas dhe Bursaspor në stadiumin e Besiktas.

Deri tani 10 persona janë arrestuar ndërsa Turqia është sot në zi kombëtare. Vendi është përballur sërish me një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse militante në qytetet e mëdha.

Ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin, por një valë e shpërthimeve të tjera në Turqi këtë vit është kryer nga militantët kurdë dhe të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), raportoi korrespondent i BBC-së në Turqi, Mark Lowen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: