Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të “Vrojtuesit të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, Gent Lasku në një lidhje live për ‘’News24’’ ka dhënë detaje mbi rastin e shpëtimit nga mbytja të kompozitorit Shpëtim Saraçi nga mbytja në ujë.

Lasku thotë se me informacionet që ka, Saraçin nuk po e lejonin rrymat të afroheshin në breg dhe ishte shumë i pafuqishëm.

Sipas tij, nëse Saraçi nuk do të ndihmohej nga një ekspert profesionist do të mjaftonin 120 sekonda që të dorëzohej dhe fundosej

Gjithsesi ai thekson se edhe Saraçi vetë kontribuoi duke ndihmuar veten dhe vrojtuesin për të bërë të mundir shpëtimin.

‘’Ngjarja ka ndodhur, ka ca kohë, por ju jeni e para media vizive që e publikoni këtë. Ai e donte konfidenciale në fakt. Rrymat në det nuk po e lejonin të afrohej, ishte shumë i pafuqishëm.

Është në gjendje të mirë, por edhe ai ndihmoi në shpëtimin e vetvetes, i lehtësoi vrojtuesit. U bë i mundur shpëtimi dhe mund të them që ishte nga lajmet më të bukura dhe të ngrohta.

Kur u nxor në breg ishte në gjendje me shenja jete normale, por gjendja fizike dhe energjia e tij njerëzore nëse do të ishte në ujë dhe nuk do të kishte një ekspert që ta ndihmonte, të jeni të sigurt largqoftë rasti do të ishte fatal. Do të duheshin 120 sekonda për të dorëzohej, të fundosej dhe të pinte ujë.’’- tha Lasku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb