Roma thyen 1-2 në transfertë Helsinki duke qëndruar në lojë në Europa League. Ekipit të Mourinho-s i mjafton të mposhtin Ludogorets në sfidën e fundit për të kaluar në fazën me eliminim direk. Abraham kaloi verdhekuqtë në minutën e 41-të, por ishte Hetemaj që riktheu baraspeshën me fillimin e pjesës së dytë. Një autogol i Helsinki pak minuta më pas i mjaftoi Romës për të dalë me pikë të plota. Pak minuta në dispozicion edhe Marash Kumbullën, i aktivizuar në minutën e 84-ët.

Një fitore me përmbysje siguroi Lazio përballë Midtjylland duke marrë kreun e Grupit F në kuotën e 8-të, në sfidën e fundit i mjafton vetëm një pikë për të kaluar më tej. Milinkovic-Savic dhe Pedro realizuan për ekipin kryeqytetas. Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte dhe Hysaj, i vlerësuar me notën 6.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb