Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi direkt Enkelejd Alibeajn si “shërbëtor” të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në studion e emisionit “Open”, në News24, Berisha tha se reagimet e Alibeajt bëhen në zyrën e zëdhënësit të Ramës, Endri Fuga, ndërsa shtoi se është e turpshme se si ai urdhërohet në Parlament nga Taulant Balla.

Pjesë nga biseda në studio:
Berisha: Në një kohë kur shqiptarët paguajnë ushqimet bazë 7% më shtrenjtë se mesatarja e BE, në një kohë kur paguajnë naftën në nivelet më të larta, më shumë se Gjermania, të keqpërdoresh si pseudo-opozitë nga Edi Rama që kryen këto akte, nuk ka shpifësirë më të madhe se mund të bëjë njeriu, edhe shërbim më të keq që mund t’i bëjë njeriu vetes së tij.
Sulo: Shumë gjuhë e ashpër kjo.
Berisha: Nuk besoj se ka ngelur njeri në Shqipëri që nuk ka konstatuar keqpërdorimin e AliBashës nga Taulant Balla, se Rama ia delegon Ballës. Edhe teksti është i tëri i bërë në zyrën e Fugës.
A ke minimumin e njerëzisë, qytetarët shqiptarë shkojnë e blejnë në Kosovë 30-40% më lirë se këtu? Pse? Sepse në Kosovë nuk ka borde.

Sulo: Pse e joshët Alibeajn më 7 mars? Jeni ulur në zyrën e tij dhe i keni thënë që doni kompromis…
Berisha: Ky është një me Taulant Ballën, i bën shërbim e fresk Edi Ramës. Nuk ka asnjë të përbashkët me PD. Nëse do të bësh përgjithësime, ti bëji vetë, por ti e ke parë që ai kombinon cdo në Parlament me Ballën në mënyrën më të padenjë.
Sulo: Ju më 7 mars, kur shkuat në PD, e kishit zotin Alibeaj dhe e rikonfirmuat, të vetmin zyrtar. Tani ai u bë burrë i keq…
Berisha: Sepse Alibeaj vazhdon lojën, të keqshfrytëzohet në mënyrën më të fëlliqur nga Rama e Balla. Kam parë skema që s’i kam parë në 30 vite, e urdhëron Taulant Balla, thotë “fjalën atij”, dhe ai merr fjalën. Ai ka depersonalizuar veten. Të të bëjë ushtar një kriminel si Taulant Balla, nuk ka më keq. Taulant Balla është 1 mijë herë më i kriminalizuar se Gentian Sharra. E kam me dokumente këtë. Ai është një njeri që s’ka asnjë vlerë për mua, por nuk e bën njeriu veten.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb