Mbrëmjen e sotme protesta ka shënuar disa momente kulmore, ku fjalimet kanë qenë elektrizuese dhe mesazhe të forta.

Një ish-mësues i larguar në SHBA ka deklaruar se Shqipëria nuk është në shitje, se klika politike duhet shporrur dhe se shqiptarët do t’i dalin vendit për Zot.

““Jemi vërtet me fat që kemi një vend dhe popull të tillë.
Kemi gjyshërit dhe gjyshet më të mirë në botë, motrat, vëllezërit, familjen më të mirë në botë.
ADN-ja e shqiptarit nuk është shuar dhe nuk do të shuhet. O Edvin O hajdut shi sa njerëz jemi sot!
Shqipëria është e jona o maskara, nuk kemi vdekur, këtë vend do ta mbrojmë me gjak.
Kjo fasadë, këta pushtetarë të korruptuar dhe të pamëshirshëm, na kanë vjedhur dhe plaçkitur, shporru. Boll është boll!
Klika 36-vjeçare duhet të shuhet një herë e përgjithmonë, kemi mbetur në një sistem të kalbur.
Poshtë diktatura!
Qëllimi i kësaj proteste ka qenë që në fillim mbrojtja e zonave të mbrojtura dhe të pambrojtura. Do t’i themi stop sepse Shqipëria nuk është në shitje, ka bij e bija që do t’i dalin Zot.
Jo më republikë oligarkike sepse po na pinë gjakun!
Stop gjakpirjes!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb