ITALI- Ndonëse bilanci i viktimave po rëndohet nga ngjarja tragjike që ndodhi sot në Genova, ku si pasojë e shembjes së një ure 22 persona humbën jetën, nga poshtë rrënojave kanë ardhur edhe lajme të mira.

Siç raportojnë mediat italiane, një grua fatmirësisht është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e pjesës qendrore të urës, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt spitalit, shkruan ‘Tgcom’.

Mësohet se gruaja është personi i tretë që është nxjerrë i gjallë prej rrënojave. Deri më tani raportohet për 13 persona të plagosur, ndërsa 10 rezultojnë ende të humbur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: