Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i është përgjigjur Sekretarit të PD për Çëshjet Ligjore, Çlirim Gjatës lidhur me deklaratën e këtij të fundit mbrëmjen e kaluar në rubrikën ‘’Opinion’’ të News24 se opozita ka ende shpresë që ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen.

Balla thotë se tashmë hapja e listave është pa kthim dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të zhvillohen me të tilla. Ai thtoë se shpresa e PD është qesharake teksa uron që PD dhe Lulzim Basha mos kenë rifilluar me ndërtimin e alibive për t’ju shmanguar zgjedhjeve, si një vit më parë.

Ditën e djeshme Gjata zbuloi se PD me ndihmën e faktorin ndërkombëtar ka shpresë se ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen në Kodin Zgjedhor dhe do të mbetet vetëm marrëveshja e 5 qershorit e paprekur. Por Balla siguron se tashmë Listat e Hapura do të reflektohen menjëherë dhe me to do të shkohet në 25 prill në zgjedhje.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Qesharakët e SHQUP-it vazhdojnë të jenë kundër vendimit historik dhe pa kthim të hapjes së listave për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Prej kohësh LBPD kanë zgjedhur të jenë në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit të vet.

 

Të vazhdosh të jesh kundër listave të hapura, do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mundësinë që të bëjë zgjedhjen e vet, jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që do.

 

Megjithatë LISTAT JANË HAPUR???? dhe shpresa qesharake e këtij juristit të Lulit se ndryshimet kushtetuese nuk do të implementohen në Kodin Zgjedhor, uroj të jetë thjeshtë një 7×7=42 tjetër.

 

Uroj gjithashtu që LBPD mos të ketë rifilluar me gazat e vet ndërtimin e alibive të radhës për t’ju shmangur zgjedhjeve, siç bëri një vit më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb