Me shumë mungesa, me disa lojtarë jo në formë shumë të mirë, të kushtëzuar nga dëmtimet, Shqipëria ka nisur të hënën përgatitjet për sfidën më prestigjioze të fazës së grupeve, transfertën kundër Anglisë. Atmosfera është shumë pozitive, po ashtu dhe dëshira për të dhuruar një paraqitje të mirë në Wembley mitik. Kjo është një sfidë e lehtë për Edy Reja, nuk është e nevojshme të përgatis ekipin në aspektin psikologjik, por do ta ketë jo të lehtë të skicojë formacionin më të mirë të mundshëm, kjo e kushtëzuar nga dëmtimet. Strakosha është i pari në listë, por në këtë pikë, nuk është shumë shqetësueses, pasi Berisha ka qenë gjithnjë preference e parë.

Mungesa më e madhe është Berat Gjimshiti, ndërsa pjesa tjetër e prapavijës pritet të jetë e njëjtë me sfidën e fundit kundër Polonisë, me Veselin që do të marrin vendin e tij. Rikthehet në dispozicion Qazim Laçi, ndërsa shqetësues mbetet gjendja e Armando Brojës. Sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin por News24 kontaktoi me zyrën për shtyp në FSHF, të cilët konfirmuan se Broja ka një shqetësim në kavilje, për momentin vijon të mbetet në Angli, pasi 20-vjeçari po i nënshtrohet kontrolleve tek klubi i tij Southempton. FSHF bëri me dije se Broja do të jetë në dispozicion të ekipit, por ende nuk është përcaktuar se kur.

251655003 4907574849255696 7473519481409995160 N
251655003 4907574849255696 7473519481409995160 N

Kujtojmë që Broja pësoi një dëmtim gjatë sfidës me Burnley, pikërisht në kyçin e këmbës që nuk e lejojë të ishte në fushë në sfidën pasuese atë kundër Watford, ndërsa ndaj Aston Vila u aktivizua vetëm 10 minutat e fundit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb