Ka nisur sot shitja në internet e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Spanjës, e vlefshme për Grupin G kualifikues të Botërorit “Rusi 2018”. Lajmin e ka bërë të ditur FSHF-ja përmes një komunikate për media.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët, sportdashësit dhe gjithë të interesuarit se ka filluar shitja online e biletave në uebin zyrtar të Federatës ‘fshf.org’ për ndeshjen Shqipëri-Spanjë, që do të zhvillohet në datën 9 tetor në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës. Në shitje janë bileta nga të gjithë sektorët e stadiumit, përfshirë edhe ato VIP. FSHF-ja ofron dhe paketa abonimesh për të gjitha ndeshjet e Kombëtares, të cilat mund të përfitohen me një çmim të reduktuar prej 15 për qind”, thuhet në deklaratën e Federatës.

Dueli me spanjollët do të jetë i treti për kuqezinjtë në grup, pas atij ndaj Lihtenshtejnit në transfertë që do të zhvillohet më 6 tetor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: