Në vitet e fundit porta ka qenë problemi më i vogël për Shqipërinë, si rrallë herë Edi Reja ka luksin të ketë në dispozicion jo një por tre portier klasi. Jo vetëm Strakosha dhe Berisha por kësaj liste i është shtuar edhe Gentian Selmani, një portier i ri dhe shumë premtues për të ardhmen. Selmani bëri këtë verë hapin e madh në karrierën e tij teksa u transferua nga Laçi për tek Menemespor por klubi turk pritet të jetë vetëm një trampolinë pasi për 21-vjeçarin interesohen shumë klube të mëdha.

Selmani
Selmani

Sipas mediave turke, Selmani ka përfunduar në orbitën e Bolonja, Olimpiakos, Spartaku i Moskës, Krasnodari dhe Zoria, fakt të cilin e pranoi edhe vetë trajneri i Menemespor: “Portieri ynë është shumë i talentuar dhe i disiplinuar. Është shumë e natyrshme që të vijnë ofertat. Sidoqoftë, tani përparësia jonë është të heqim qafe epideminë e coronavirusi dhe të kthehemi në futboll”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb