Vitet e kaluara numri i dronëve që kalonin në shtëpinë e Big Brother VIP me mesazhe për banorët ka qenë i madh, aq sa në një moment produksioni mori vendimin për t’i ndaluar. E ndërsa edicioni i tretë sapo ka nisur, kanë nisur edhe dronët. I pari ka mbërritur në shtëpi sot, me një mesazh për Meriton Mjekiqin.

“Gjigant, Shqipëria dhe Kosova është me ty!” -shkruhej në mesazhin për gazetarin nga Kosova.

@bestb3e Droni i parë në shtëpin e bbva3 ✊❤️#memeritonin #bbva3 #fypシ #tiktok #meritonmjekiqi #bigbrothervipalbania3 ♬ Vengeance – iwilldiehere

Meritoni ndodhej në oborr në momentin e kalimit të dronit mbi shtëpi dhe u përkul në shenjë falenderimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: