Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius.

Specialistja e Institutit të Gjeoshkencace, Anira Gjoni bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.

Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri.  Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb