TIRANË

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj zhvilloi sot një takim me gjerman në Tiranë Peter Zingraf. Në një postim në facebook, ku ndan foto nga takimi me ambasadorin ZingraF, Shehaj shkruan se Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane.

“Ne shqiptarët kemi respekt dhe adhurim të veçantë për Gjermaninë, prandaj le të mësojmë prej tyre si të fuqizojmë ekonominë.”- shkruan Shehaj.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që bisedova me ambasadorin gjerman Peter Zingraf, këtë paradite. Shqipëria ka mundësi të mëdha për investimet gjermane. Ato do ndihmojnë ekonominë tonë, por edhe uljen e emigrimit të rinisë dhe profesionistëve drejt Gjermanisë e vendeve perëndimore.

Ne shqiptarët kemi respekt dhe adhurim të veçantë për Gjermaninë, prandaj le të mësojmë prej tyre si të fuqizojmë ekonominë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb