Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj ka qenë pjesëmarrës në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të lartë të BE. Cakaj shkruan në Facebook se Shqipërja ka arritje madhore në Reformën në Drejtësi dhe ka përgatitjen e mjaftuehsme për çeljen e negociatave me BE menjëherë.

Po ashtu Cakaj shton se Shqipëria nga ana e saj po bën përpjekjen për të përkthyer vlerësimin teknik të Komisionit Europian në vullnet politik të Këshillit Europian.

 

STATUSI GENT CAKAJT

Sot po marr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve mbështetëse të Procesit të Berlinit në Shkup!

Në diskutim shpalosëm të arriturat madhore të Shqipërisë në reformën në drejtësi dhe shtjelluam përmbushjen e plotë të detyrimeve nga përfundimet e Këshillit të vitit 2018.

Ashtu siç e ka shpjeguar hollësisht Komisioni Evropian, Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme dhe gëzon përgatitjen e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim në BE menjëherë.

Ne, ndërkaq, po vazhdojmë përpjekjen e pakursyer për të përkthyer vlerësimin teknik të Komisionit në vullnet politik të Këshillit!

Shqipëria meriton hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb