Drejtuesi i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka cituar titujt e mediave prestigjioze ndërkombëtare, të cilët e përshkruajnë Shqipërinë si Kolumbi dhe si kryeqytetin europian të kanabisit, dhe thotë se ja përse Rilindja e Edi Ramës kërkon një mandat të tretë.

“Banorët e qarkut të Gjirokastrës e dinë më mirë se kushdo se çfarë bëri “Rilindja” me kanabisin, si i bëri presione, dhunoi, mashtroi dhe shantazhoi banorët. 4 miliardë dollarë (e thotë bota jo opozita) në xhepat e krerëve të “Rilindjes.” Ndaj edhe sot kanë vënë në krye të fushatës figurat policore të lidhura me trafikun dhe hedhin miliona për banderola dhe zyra elektorale ndërkohë banorët e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës. Për bukën e gojës! Ndërsa këta tallen me varfërinë e duan ta thellojnë atë edhe më shumë duke kërkuar mandat tjetër.” -shkruan Tavo ndersa shton se qarku i Gjirokastrës do dalë nga varfëria me punësim, zhvillim, mbështetje, pas 25 prillit.

Postimi i plotë:
Ja përse “Rilindja” kërkon një mandat tjetër!
? BBC: Shqipëria kryeqyteti europian i kanabisit.
? The Independent: Shqipëria Kolumbia e Europës.
Fitimi i kanabisit arrin në 4️⃣ miliardë dollarë.
? Deutsche Welle: Shqipëria, parajsa e kanabisit.
Etj, etj….

Banorët e qarkut të Gjirokastrës e dinë më mirë se kushdo se çfarë bëri “Rilindja” me kanabisin, si i bëri presione, dhunoi, mashtroi dhe shantazhoi banorët.

4️⃣ miliardë dollarë (e thotë bota jo opozita) në xhepat e krerëve të “Rilindjes.” Ndaj edhe sot kanë vënë në krye të fushatës figurat policore të lidhura me trafikun dhe hedhin miliona për banderola dhe zyra elektorale ndërkohë banorët e thjeshtë vuajnë për bukën e gojës PËR BUKËN E GOJËS! Ndërsa këta tallen me varfërinë e duan ta thellojnë atë edhe më shumë duke kërkuar mandat tjetër.

Por familjet e thjeshta nuk gënjehen nga këta trafikantë.
Qarku i Gjirokastrës do dalë nga varfëria me punësim, zhvillim, mbështetje.
Ky është misioni im që do nis ta përmbush që ditën e parë pas fitores së 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb