Gjatë një mbledhje me konfederatat e futbollit në Francë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, bisedoi me ta në lidhje me shtimin e numrit të ekipeve pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror. Prej kohësh, presidenti i ri i organizatës më të madhe të futbollit, ka shprehur dëshirën për zgjerimin e numrit të kombëtareve që marrin pjesën në botëror, për t’i dhënë një shans edhe ekipeve më të vogla.

Megjithatë ka disa arsye që nuk kanë çuar në konfirmimin përfundimtar të këtij vendimi, dhe një është Shqipëria. Në një intervistë për të përditshmen franceze “L’Equipe”, Infantino tha se kishte propozuar një kampionat me 40 ekipe. Ai shtoi se ende nuk dihet se cili variant mund të përdoret: 10 grupe me 4 skuadra, ose 8 grupe me 5 skuadra.

“Shqipërisë iu desh të priste 1 javë për të marrë vesh nëse do të kalonte në fazën tjetër gjatë Europianit në Francë 2016. Duhet ta shmangim këtë, dhe prandaj është propozuar dhe iderja për një kampionat me 48 skuadra”.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: