Një koleksion i botimeve kushtuar periudhës bizantine dhe asaj pas bizatine i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare nga Instituti Helenik i Studimeve Bizantine në Venecia.
Bashkëpunimi me këtë të fundit pritet të hedhë dritë edhe mbi përmbajtjen e dorëshkrimeve të bibliotekës që po studiohen nga specialistët e Insitutit Venecian.
“Janë mbi 80 libra dhe një koleksion revistash që dhurohen. Ideja është që të vazhdojmë këtë punë për të pasuruar koleksionin tonë në këtë fushë dhe njëkohësisht organizimi i një ekspozite të gjerë kushtuar kësaj trashëgimie, kësaj pjesë të koleksionieve tona që njihet pak”, tha Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.
Emra, vende, toponime, rituale, praktika të përbashkëta, veshje, mënyra sjelljeje janë elementet që gjenden në këta libra. Koleksioni i dhuruar ka libra që pasqyrojnë bizantin në Europën Veriore e Lindore, si edhe rajonin ku gjendet edhe Shqipëria. Bizantologia Katerina Kore nga Instituti Helenik i Venecias tha se qëllimi është gjetja e gjurmëve të përbashkëta të Bizantit në Shqipëri. librat do të mund të studiohen muajin e ardhshëm në qendrën Sotir Kolea.
![674c199a 3419 4b4a Ab33 D8eb5e318d7e](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/02/674c199a-3419-4b4a-ab33-d8eb5e318d7e.jpg)