“Le Soleil” ka botuar, të martën e 24 dhjetorit 1912, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me qëndrimin e Ismail Qemalit ndaj Turqisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Image
Image

Një telegram nga Vlora njofton se anëtarët e qeverisë shqiptare kanë falënderuar konsujt italianë dhe austriakë për mbështetjen e dhënë nga qeveritë e tyre për çështjen shqiptare.

Qemal Beu tha : “Shqipëria, në asnjë formë, nuk do ta pranojë sovranitetin e Sulltanit, sepse në këtë rast do të kufizohej dhe kompromentohej autonomia dhe pavarësia e saj e arritur për mrekulli.”/darsiani.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb