Në vijim të mbështetjes së drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri me dije se është vendosur mbështetja financiare për blerjen e pajisjeve për Qendrën Rinore në Bujanoc, ngritjen e Shkollës Digjitale në Preshevë dhe rindërtimin e godinës së Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në fshatin Konçul.

Gjithashtu, sikurse thekson Cakaj mbështetja do të ofrohet edhe në pajisjen e plotë me literaturë të re në gjuhën shqipe për çdo grupmoshë në Preshevë, Bujanoc dhe për shkollat shqipe në Medvegjë.

Kryediplomati Cakaj nëpërmjet reagimit edhe një herë shprehu angazhimin e tij të plotë për vazhdimësinë e të gjithë projekteve të nevojshme për përmirësimin e jetesës së shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Whatsapp Image 2020 12 17 At 11.08.08
Whatsapp Image 2020 12 17 At 11.08.08

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb