Sot është dita e fundit e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos me vendim të Këshillit të Ministrave për herë të parë më 24 mars, ku vendi ynë u përballë me rastet e koronavirusit, ndërsa u shoqërua me një sërë masash, siç ishte dhe izolimi.

Ishte vet kryeministri Edi Rama që propozoi bashkë me ministrat e kabinetit qeveritar që të shtyhej edhe me 2 muaj të tjerë gjendja e jashtëzakonshme. Ndërkohë që kjo shtyrje shkaktoi debate dhe reagime mes palëve politike, ndërsa sipas opozitës Kushtetua përcaktonte shtyrjen vetëm me 30 ditë. Deri më tani nuk dihet se si do të veprohet pas skadimit të këtij afati, pasi vendi ende po përballet me raste të COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb