Anëtari i kryesisë së PD, Alfred Rushaj shkruan përmes një postimi në tëitter se 30 vite më vonë shqiptarët vazhdojnë të largohen ndërsa Rama me Gënjeshtrat, paaftësinë dhe pamundësinë që i ofroi qytetarëve e shndërroi largimin nga Shqipëria si alternativën kryesore për të jetuar normalisht.  Ndërsa i referohet shifrave të INSTAT, drejtori i fushatës së PD shkruan se nga 2014 deri në 2019, 173.785 shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i plotë:

“30 vite më vonë shqiptarët vazhdojnë të largohen, ndërsa Rama me gënjeshtrat, paaftësinë dhe pamundësinë që u ofroi qytetarëve, e shndërroi largimin nga Shqipëria si alternativën kryesore për të jetuar normalisht.

Vetëm në vitin 2019 azilkërkuesit shqiptarë kanë qënë 20.500, një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit!

Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot më dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb