Shqipëria festoi pas hedhjes së shortit, fakt është që shmangëm shumë rivalë të fortë, por sërish në Grupin E “peshkuam” dy rivalë jo të lehtë si Polonia dhe Republika Çeke. Trajneri i Çekisë, Jaroslav Shilhavi, nuk fshihet teksa thekson se synimi i tyre është kualifikimi, por Shqipëria është një kundërshtar jo komod:

“Padyshim që ne synojmë kualifikimin. Ky grup mund të ishte shumë më keq. Polonia, si skuadra nga vazo e parë, do të jetë favorite, por ne sigurisht do të luajmë shanset tona në ndeshjet me ta dhe mendoj se do të jenë ndeshje të suksesshme.

Ne padyshim që nuk do të nënvlerësojmë skuadrat e tjera, ne kemi respekt për këdo, por ne padyshim do të kërkonim alibi nëse do të thoshim se janë më të fortë se ne apo se janë kundërshtarë të vështirë. Nga ana tjetër, e vërteta është gjithmonë në fushën e lojës. Ne luajtëm ndaj Shqipërisë kohët e fundit para Europianit dhe ishte një kundërshtar shumë i pakëndshëm. Ne padyshim nuk nënvlerësojmë askënd, por padyshim që duam të kualifikohemi.

Mes tre skuadrave të tjera, përveç Polonisë, kundërshtari më i fortë është Shqipëria, të cilin nuk duhet ta nënvlerësojmë. Edhe sa i përket ndeshjes që fituam me ta. Ajo ishte një ndeshje përgatitore dhe vitin e ardhshëm do të flitet për pikë. Nuk do ta nënvlerësojmë atë”, tha trajneri I Republikës Çeke,.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb