Situata në grupin ku bën pjesë Kombëtarja shqiptare është e qartë. Spanja dhe Italia udhëheqin grupin dhe garojnë me njëra-tjetrën për të ndarë vendin e parë dhe të dytë. Vetëm kombëtarja që del e para ka të drejtën të shkojë automatikisht në Botëror, ndërsa tjetra duhet të luajë me “Play Off”.

Të dyja duan ta shmangin këtë të dytën, por nuk është aspak e lehtë. Italia dhe Spanja janë superfuqi botërore në krahasim me ekipet e tjera të grupit, ndërsa pas tyre është menjëherë Shqipëria, e cila shihet si forcë e tretë. E thënë më thjesht, rivali që mund t’ju hapë sa më shumë punë në rrugëtimin e nisur drejt Rusisë.

Në dy ndeshjet e para, kuqezinjtë e De Biazit nuk ia dolën të bënin ndonjë surprizë përballë Italisë dhe Spanjës, edhe pse performanca ishte shumë pozitive. Të dyja kombëtaret do të përplasen me njëratjetrën në ndeshjen e ardhshme, ndërsa mediat italiane dhe ato spanjolle u tremben kuqezinjve.

“Rivalë shumë të fortë dhe të vështirë. Sigurisht që nuk do të jenë klientë komodë për Italinë”, shkruan gazeta më e madhe sportive “Gazzetta Dello Sport”. Ndërkohë, trajneri i Spanjës, Lopetegui, thotë se situata është shumë e qartë. Ekipi që ai drejton duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe, në këtë mënyrë, mund të sigurojë biletën për në kampionatin botëror./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb