Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Institucionit të Avokatit të Popullit për situatën e mbipopullimit në burgun e Elbasanit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shpërndarë një foto nga burgu i Elbasanit ku ka shkruar se Shqipëria po shpopullohet, por burgjet po mbipopullohen, teksa ka akuzuar qeverinë e ‘Rilindjes’ për situatën e krijuar.

“Shqipëria shpopullohet, por burgjet mbipopullohen.

Vetëm Qeveria e “Rilindjes” mund ta sillte këtë situatë absurde!” ka shkruar Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb