Ambasadori i Kinës në Tiranë, z.Zhou Ding në një intervistë për emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News 24 deklaroi se Shqipëria është një vend mik për Kinën dhe si e tillë do të ndihmohet për tu përballur me pandeminë e koronavirusit.

Ai tha se nesër në Shqipëri do të vijnë nga Kina 3 ton ndihma njekësore.

“Sa i përket ndihmave, Italia u godit shumë dhe sigurisht, Kina me Italinë ka miqësi tradicionale ndaj edhe u dërguan mjekët. Serbia dhe Shqipëria janë miq tradicionalë të Kinës, besoj që të gjithë e njohin miqësinë tonë në vite. Gjatë kësaj kohe edhe Kina edhe Shqipëria kanë pësuar ndryshime, por Kina e konsideron gjithnjë Shqipërinë si një vend të mire. E kemi një mik të vërtetë në botë, me ta jemi lidhur fort. Sado larg jemi, ata si fqinjë i kemi, e thotë një poet në Kinë. Pra, për ne jeni si një mik i vecantë. Në këtë epidemi ndihmat janë humanitare, nuk duhet të fusim faktorët gjeopolitikë në këto ndihma por duhet të shohim nevojat që vendi ka. Pasi mora kërkesën për ndihma nga qeveria shqiptare unë ia raportova Pekinit. Kur ne përballemi me pandeminë dhe kërkesat për mjete për ta luftuar atë është rritur shumë. Ndihmat nga Kina do mbërrijnë në Tiranë nesër. Janë 3 ton ndihma materiale mjekësore, maska dhe veshje. Kjo është dashuria e popullit kinez ndaj popullit shqiptar. Ne dërgojmë shpesh protokollet më të fundit, kemi ndihmuar me kite testimi palën shqiptare, kemi mbajtur kontakt të shpeshtë”,- tha ai.
Sa për testimet, ai dha mendimin se vende të ndryshme ndjekin teori të ndryshme.

“Kushtet e vendeve të ndryshme janë të ndryshme, ekspertët duhet të vlerësojnë nëse strategjia e testimeve massive përshtatet me një vend të caktuar. Duhen respektuar të gjitha masat. Dua të falenderoj mjekët që janë në vijën e parë të përballjes. Ky akti që dërguat mjekë në Itali tregon solidaritet. Pala kineze e vlerëson këtë frymë të Shqipërisë”,- vijoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: