Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding ka vlerësuar punën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit për nxitjen e leximit në vend.

Kina, pohoi diplomati- do ndihmojë në botimin e autorëve shqiptarë në gjuhën kineze përmes mbështetjes së programeve të përbashkëta.

“Dje vizitova Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, duke shkëmbyer mendime për bashkëpunimin në fushën e librit me Drejtoreshën e Qendrës Znj. Alda Bardhyli dhe autorin Z. Roland Tasho. Unë i vlerësoj përpjekjet e Qendrës për të ngritur vëmendjen e njerëzve ndaj librit dhe leximit dhe për të promovuar gjuhën dhe kulturën shqiptare. Si Kina ashtu edhe Shqipëria kanë një histori të gjatë dhe një thesar të pasur e të shkëlqyer të letërsisë. Vitet e fundit janë lulëzuar shkëmbimet kulturore mes dy vendeve. “Marrëveshja e bashkëpunimit të projektit të përkthimit të ndërsjellë dhe botimit të librit klasik Kinë-Shipëri” ka hapur bashkëpunimin më të madh botues mes dy vendeve deri më tani. Ambasada Kineze në Shqipëri është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Qendrën për të eksploruar forma më të pasur bashkëpunimi, duke promovuar bashkërisht shkëmbimet kulturore midis dy vendeve, si dhe lidhjet mes njerëzve”, u shpreh Zhou Ding.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë vizitës në QKLL ai u njoh edhe me ekspozitën me foto të autorëve shqiptarë, realizuar nga Roland Tasho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb