Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në studion e Neës24 ka komentuar samitin e mbajtur për Ukrainën ditën e sotme në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit Zelensky dhe liderëve nga rajoni dhe Evropa Juglindore.

Koçi u shpreh se Tirana u zgjodh për të mbajtur këtë samit për shkak se sipas tij nuk ka një vend më euroatlantik se Shqipëria në rajon.

Sa i përket propozimit të presidentit ukrainas Zelensky për bashkëprodhim të armatimeve në vendet e rajoint, Koçi u shpreh se kjo do të thotë se në Shqipëri mund të ngrihen ndërmarrje apo struktura për prodhimin e armatimeve në bashkëpunim me Ukrainën.

“Nuk besoj se ka vend më euroatlantik në rajon se Shqipëria. Mund të ishte zgjedhur edhe Prishtina, por do të ishte problem mos njohja e Kosovës nga Ukriana. Siguria në vend është e madhe, masat specifike kanë qenë garanci e plotë për integritetin fizik të Zelenskyyt në Tiranë sot.
Ideja është për të ngritur një ndërmarrje apo strukturë dhe teknologji që prodhon armatim, mund të jenë armë apo municione. Në parim është normale që kjo të propozohet dhe të pranohet. Kur vjen puna te pranimi ka një sërë faktorësh si kostot apo teknologjia që duhet të merren në konsideratë.
Duhet të studiohet në detaj në mendimin tim dhe më pas të merret një vendim”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: