Igli Tare është një nga personazhet më të famshëm të futbollit shqiptar në arenën evropiane, një ish lojtar i rëndësishëm, me një karrierë të pasur në kampionate elitare në Evropë, si Gjermani dhe Itali, por dhe një nga drejtorët sportiv më të vlerësuar në Serie A. Pas largimit të tij nga Lazio, Tare është në kërkim të një projekti të ri, ndërsa një intervistë për prestigjiozet gjermane Kicker, Tare zbuloi se pasi shijoi një periudhë relaksi pranë familjes, vijon të ndjek nga pranë të gjithë ligat e mëdha ndërsa së shpejti do të udhëtojë në Angli:

Tre
Tre

“Shumë shpejt do të vizitoj Pep Guardiolën te Man.Cirty dhe Roberto De Zerbin te Brighton. Jam shumë i entuziazmuar për njohurit që do të marr atje, u shpreh Tare, duke bërë më pas një koment rreth Euro2024: “Jam, 100% i bindur se Gjermania do të jetë një nga katër skuadrat që do të luftojnë për titullin në Europian, përkrah Spanjës, Francës dhe Italisë.

Shqiperia
Shqiperia

Shqipëria? Do të jetë një vlerë e shtuar për Europianin dhe ndoshta do të fitojë më shumë simpati nga të gjithë në Gjermani. Në fushë dhe në tribuna. Fansat janë jashtëzakonisht entuziastë, fanatikë në sensin pozitiv. Fjala “huligan” nuk ekziston në Shqipëri”, theksoi ndër të tjera Igli Tare në intervistën e tij të gjatë për të përditshmen gjermane Kicker.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb