Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se Shqipërisë po i mbarojnë produktet vendase.

Sula u shpreh se numri i kafshëve të buta që mbarështohen nga blegëtorët në Shqipëri po bie me ritme shumë shumë të larta, ndërkohë që tregun vendas po e zapton Greqia, Hungaria, Kosova e vendet e tjera të Ballkanit.

Reagimi i plotë:

Shqipërisë po i mbarojnë produktet vendase!
Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e po ikin në emigrim. Jo se dëshirojnë të ikin por për shkak se përballen me konkurencë të pabarabartë. Qumështi i tyre koston më shumë sesa ai që vjen nga Hungaria (pavarësisht rrugës së gjatë) sepse në Shqipëri dora e shtetit nuk ndihet për ti ndihmuar por për ti fundosur.
Me faktet e institucioneve të kësaj qeverie sot dua të denoncoj një tjetër fenomen.

Numri i kafshëve të buta që mbarështohen nga blegëtorët në shqipëri po bie me ritme shumë shumë të larta. Ndërkohë tregun vendas po e zapton Greqia, Hungaria, Kosova e vendet e tjera të ballkanit.
Kemi qindra e mijëra shqiptarë që kanë emigruar në Greqi prej dekadash. Detyrohen punojnë në stanet e greqisë, larg vendlindjes së tyre. Arrijnë supër rezultate në vend të huaj, ndërsa në Shqipëri nuk arrijnë të mbijetojnë. Sigurisht kjo jo për fajin e tyre por politikave të qeverisë.
Të dhënat e INSTAT për tregtëtinë e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.
Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.
Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.
Ëhstë e pakonceptueshme që një vend me kaq njerëz punëtorë e fisnik që ka Shqipëria, me fushat e myzeqesë, dumresë, me alpet e veriut të importojë mish të ngrirë nga jasht vendit ndërkohë që mund të konsumonim mishin e freskët, qumështin e freskët nga fermat tona.
Turistët që vijnë në Shqipëri duan të provojnë produktet vendase sepse ndryshe skanë pse vijnë deri në shqipëri për të konsumuar mishin e qingjit që rritet në shtetin grek e pret disa kohë në frigorifer dhe bën mijëra kilometra në kushte që nuk dihet se si për të ardhur deri në vendin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb