TIRANE

Banorët e zonës së ‘Unazës së Re’ kanë lëshuar një lumë akuzash në drejtim të qeverisë teksa protestuan para Bashkisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave të tyre. Me thirrje në kor; “Poshtë diktatura, shtëpitë tona janë me gjak. Turp, turp…”, protestuesit qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta para bashkisë në pritje të një takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ndërkohë ata mbnin në duar edhe pankarta, mesazhe këto drejtuar qeverisë si dhe kryeministrit Edi Rama.

““Shqiponjën e hoqe ne nuk na heq dot”, “Lali Eri ky je fshehur?”, “Shtëpitë tona do ti mbrojmë me duart tanë”, “Dy duar për një kokë” si dhe “S’kemi frikë nga presioni i qeverisë””, thuhej në pankartat që mbanin në duar protestuesit, të cilën u shprehen se nuk do të pranojnë shembjen e shtëpive të tyre deri të dëmshpërblehen 100%. Pasi qëndruan për më shumë se një orë para bashkisë, duke bllokuar edhe rrugën, protestuesit i lanë afat bashkisë që të japë përgjigje deri nesër në orën 10:00.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb