Në kulmin e krizës ekonomike, kur Shqipëria po vuan rritjen e çmimeve të shportës së ushqimeve bazë dhe hidrokarbureve, për situatën ka folur edhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi.

Çuditërisht Meksi ka thënë se ai është kryeministri që ka ngritur dy herë çmimin e bukës dhe të nesërmen e ka bërë rrugën në këmbë për në zyrë i pashqetësuar.

Por faktin që shqiptarët nuk kanë reaguar të tensionuar për këtë rritje çmimi, sipas Meksit asokohe tregonte se ishin të gatshëm të pranonin se po bënin një ndryshim në epokë.

“Unë jam kryeministri që kam ngritur dy herë çmimin e bukës. Shqiptarët arritën ta kuptojnë se po bënin një ndryshim epoke dhe atëherë nuk u ankua asnjëri”, tha Meksi.

Ai më tej shtoi në intervistë për Abcnews se shqiptarëve u pëlqeu epoka e ndryshimit, pasi ringjalli shpresën.

“Një gazetare që takova më pyeti që ça ke bërë për gratë. I hoqa turnin e tretë, i thashë. Nuk e rrëzoi komunizmin Shqipëria, erdhi koha e ndërrimit të sistemit. U pëlqeu epoka e ndryshimit dhe ishte ndryshim shprese. Në rrogë u dha kompesimi aq sa jepet edhe sot, në çdo vend të botës”, u shpreh ish-kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb