KORCE- Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ trajtoi rastin e familjes së Enea Ftojt që vdiq në komisariatin e Korçës. Enteles nuk i mjaftoi tragjedia që përjetoi. Në një moshe farë të re, vetëm 20 vjeç, ka mbetur rrugëve me 3 fëmijë të mitur. Entela Ftoji nuk ka një çati ne koke. Me foshnjën ne gji dhe dy vajza të vogla për dore, ajo endet sa andej-këtej dhe kalon natën në ketë lulishte ne Korçë . Të afërmit e Entelës përballen me skamjen dhe varfërinë e tyre, ata nuk munden ta ndihmojnë. Ndaj Entela tashmë ka shtëpi vetëm rrugën.

“Po përballem me një jetë që se kisha menduar kurrë. Jam me tre fëmije dhe po fle lulishteve. Asnjë nga institucionet nuk ma hap derën. Ku të vete të përplasem me tre fëmijë? Janë tre fëmijë të vegjël. Fëmija më i madh është 5 vjeçe. Fëmijën e dytë e kam me probleme me gjëndër në zemër, është me probleme nga frymëmarrja. Ngaqë po flenë jashtë janë ënjtur komplet nga fytyra. Ku të vete të mbytem? Fëmijën e vogël e kam me bronkit. Nuk kam një shurup ti blej. Kështu do zgjatet jeta ime të fle rrugëve? Ju bëj thirrje të gjithë njerëzve të vënë dorën në zemër, të mendojnë për këta, edhe qeveria të mendojë. Një dhomë po u kërkoj nuk po u kërkoj asgjë tjetër, ku të fus kokën se po flenë rrugëve fëmijët .Unë jam 20 vjeç qan, po fle rrugëve me fëmijët pa pasur asnjë krahë. Një dhomë ku të fus fëmijët se po me enden nga minuta në minutë.

Po e shikoj që po më sëmuren nga minuta në minutë. Një dhomë kërkoj asgjë tjetër. Se do lyp dhe do ha. Por tani kam nevojë ti fut fëmijët në një dhomë, të mendoj që më është vrarë bashkëshorti. Nuk po mendoj vdekjen e tij që më iku, po mendoj që po më vdesin dhe fëmijët tani. Në mes të katër rrugëve fëmijët” thotë Entela. Në mes të trishtimit dhe frikës për të nesërmen Entela e gjeti një mënyrë për të shpëtuar veten dhe fëmijët. Ajo besoi tek shqiptarët dhe iu drejtoi atyre një thirrje të dëshpëruar. “Dua ti bëj thirrje emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ju lutem, i lutem zotit Elvis Naçi, të verë dorën në zemër për këta fëmijë,. Jam në një gjendje shumë të keqe. Nuk kam ndihmë nga asnjë. Nuk kam durim. Nuk e përballoj dot jetën kështu”- ka thënë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=RlnAGIegDQg&feature=youtu.be
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb