Shqiptari i dehur shtyp drejtuesin e biçikletës, ia mbath nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Monsampolo del Tronto, ku protagonist është bërë një shqiptar, i cili drejtonte automjetin i dehur.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka përplasur një bicikletë e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 59 vjeçar i saj, Divo Coccia, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen.

Coçia babai i tre fëmijëve ishte i pasionuar pas ciklomotorëve.

Shqiptari menjëherë pas aksidentit ia ka mbathur nga vendngjarja, për tu arrestuar me vonë.

Nga testi i alkoolit, ai ka rezultuar pozitiv ndërkohë që do të akuzohet për ‘Vrasje në rrugë’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: