Policia e Kantonit Thurgau në Zvicër ka kapur të shtunën një shofer, shqiptar të Maqedonisë, 32-vjeçar, i cili po e ngiste makinën e tij me shpejtësi shumë të madhe, 231 kilometra në orë.

Shpejtësia maksimale e lejuar në atë pjesë të autostradës A7 ishte 120 km në orë, shkruajnë mediat zvicerane. Kur të hiqet shkalla e tolerancës i bie që ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për plot 104 km në orë.

Më e keqja ishte se ai në veturë kishte tre fëmijë, (tetë, katër dhe një vjeç e gjysmë), njëri prej të cilëve nuk ishte as i lidhur me rripin e sigurisë.

Policia, me urdhër të Prokurorisë shtetërore në Bischofzell e ka konfiskuar makinën ndërsa shoferi është detyruar të dorëzojë patentën e shoferit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: