GREQI- Ngjarja e një vajze me origjinë shqiptare në Greqi ka shkaktuar habi të madhe tek mjekët e spitalit në qytetin e Amfisës në Greqi.

Pas ekzaminimit të kryer nga mjekët, rezultoi se vajza 16-vjeçare ishte e diagnostikuar me probleme mendore, por pas kontrolleve të tjera, bluzat e bardha zbuluan se ajo ishte 4-mujashe shtatzënë.

Vajza për shkak të problemeve mendore nuk ishte e aftë ta shpjegonte këtë fakt. Autoritetet greke pas kësaj menjëherë lajmëruar policinë dhe organet e prokurorisë, të cilët njoftuan marrjen e kampionëve të ADN-së së babait 41-vjeçar dhe vëllait 15-vjeçar.

Pas testeve të kryera të ADN-së, rezultoi se vajza ishte përdhunuar nga babai, madje ishte edhe personi që kishte lënë shtatzënë vajzën e tij me probleme mendore, përcjell “iefimerida.gr” raporton “BalkanWeb”.

Kjo ngjarje  ka shkaktuar indinjatë të madhe në opinionin publik, ku përmes reagimeve ata kërkojnë një dënim maksimal për shqiptarin, i cili pritet të dalë para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb