ZVICËR- Në Gjykatën Penale për krime në Gjenevë është duke u mbajtur një proces gjyqësor kundër një të akuzuari me origjinë nga Kosova i cili kishte vrarë brutalisht një shtetas zviceran, homoseksual me kaçavidë në pranverën e vitit 2013.

Prokuroria qysh në ditën e parë të procesit ka shtuar një seri pyetjes por me gjithë mbrojtjen e shqiptarit, motivet mbeten mister. Prokuroria ka kërkuar për të 18 vjet burg. “Një marrëdhënie homoseksuale qe provokoi rritjen e dhunës deri në vdekje”, kështu kane shkruar sot mediat zvicerane rreth këtij krimi, raporton Presheva Jone.

Mësohet se viktima, është një 30-vjeçar homoseksual, kurse i akuzuari, mohon të jete homoseksual. Ai kishte bërë një breshëri goditjesh mbi trupin e viktimës që sipas të akuzuarit i kishte bërë nën presion. “Isha i kërcënuar me vdekje, më keqtrajtonte, më rrihte, më fyente, madje ai më detyronte t’i bëja disa punë kundër vullnetit dhe dëshirës sime. Ai më kërcënonte dhe nga frika isha i detyruar”, ka thënë shqiptari.

Prokuroria kontestonte tezën e tij duke shtruar një seri pyetjesh. Për shembull prokurori shtron pyetjen se si autori me trup më të madh (1.90 m) dhe më i fortë fizikisht të kishte frikë nga viktima e tij (1.71 m) shumë më i vogël se ai dhe më i dobët, i zhveshur dhe i paarmatosur? Madje prokuroria dhe mjeku në ketë proces gjyqësor kanë shtruar edhe ketë çështje se “si ka mundur të kryenin marrëdhënie, pa ‘dëshirën’ e tij?!”

Avokatja e viktimës, Lorella Bertani: Nuk dëgjova asnjë fjalë për keqardhje, apo pendes
Avokatja e familjes së të ndjerit, Lorella Bertani ka pohuar e trishtuar se “Unë së paku nga i akuzuari sot këtu nuk kam dëgjuar asnjë fjale për keqardhje, apo pendese. Si mund te flisni se ishit në vetëmbrojtje, kur ju keni bërë një sulm dhe sulm me një intensitet të shtuar për të motivuar një vdekje të tillë të tmerrshme”, ka pyetur avokatja e familjes se viktimës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: