Një 33-vjeçar shqiptar është denoncuar nga një 22-vjeçare greke në Kalkidhiki pasi e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka rrahur.

Ngjarja ka ndodhur në një klub nate në “Neos Marmaras” teksa e reja po argëtohej , në orët e para të së dielës.

Pasi vajza ka kontaktuar me komisariatin e Sithonisë, ka nisur kërkimi për kapjen e të akuzuarit, por nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Por ndaj 33-vjeçarit është janë ngritur akuza për fyerje të dinjitetit seksual dhe lëndim trupor dhe dosja i ka kaluar Prokurorisë së Shkallës së Parë Polygyro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb