Është vështirë të besosh që kanë kaluar 7 vite që kur ylli i “The Fast and the Furious”, Paul Walker ndërroi jetë në një aksident tragjik me makinë.Vajza e tij, 22-vjeçarja Meadow kujtoi babain e ndjerë duke publikuar një foto të ëmbël ku shfaqet e shtirë në kraharorin e aktorit, duke fjetur gjumë kur ishte e vogël.

Në imazh, Paul Walker gjithashtu duket dikur po fle gjumë me të bijën në krahë. “Sot është dita e festimit të dashurisë dhe lumturisë që i solle botës,”– shkroi 22-vjeçarja, e cila është fëmija i vetëm i aktorit.

Ylli i “Fast & Furious” do mbushte 47-vjeç në muajin shtator. Ai ndërroi jetë në një aksident me makinë më 30 nëntor 2013, në Valencia të Kalifornisë vetëm disa javë pasi Meadow festoi 15 vjetorin e lindjes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vajza e tij aktualisht punon si modele dhe po ndihmon në mbajtjen gjallë të kujtimit të babait të saj përmes “Paul Walker Foundation”, fondacion që mbështet studiuesit e rinj që kanë pasion për oqeanin.

Sipas faqes në internet të fondacionit, një nga qëllimet e Paul Walker ishte të mbaronte studimet për biologjinë detare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb