Më shumë se një e treta e fermave të kanabisit janë zbuluar në West Yorkshire në Bradford.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritete e huaja rreth 38 % e të gjitha kultivimeve të kanabisit janë zbuluar në këtë zonë. Duke iu referuar zonave të kanabisit, në raport theksohej se në krahasim me vitin 2020/21 ka pasur një rritje të prodhimeve të kanabisit. Autoritet bënë me doje se Bradford kishte nivelin më të lartë në këtë periudhë.

Në fund të vitit të kaluar, Policia e West Yorkshire zbuloi se kishte çmontuar mbi 1000 kultivime kanabis në 12 muajt e mëparshëm.

Ndërsa bandat në këtë zonë janë përhapur shumë, pasi shfrytëzojnë njerëzit vulnerabël për të udhëtuar në qytete të tjera në qytete më të vogla për të shpërndarë drogë.

“Kriminelë nga zona e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë po përfshihen gjithnjë e më shumë në furnizimin e drogës në Wes Yorkshire”, bën të ditur raporti, ndërsa më tej theksohet: “Nominalet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht shqiptarët, janë një pakicë e rëndësishme në tregun e prodhimit të kanabisit dhe janë gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit. Ky trend nuk vërehet vetëm në West Yorkshire, por në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Vitin e kaluar një numër shtetasish shqiptarë janë paraqitur në gjykatat e Bradfordit të akuzuar për drejtimin ose përfshirjen në fermat e kanabisit në qytet.

Një tjetër tendencë e identifikuar në raport është shitja e kanabisit në internet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb