KINË

Pavarësisht se është një nga vendet më të fuqishme të botës, Kina duket se është gjunjëzuar përpara koronavirusit.

Presidenti i Këshillit të Kinës, Li Keqiang i ka kërkuar Bashkimit Europian që të ndihmojë urgjentisht me ndihma medicinale.

Keqiang mësohet se ka telefonuar Presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe i ka thënë se kërkon të blejë ilaçe medicinale përmes kanaleve tregtare.

Presidenti i Këshillit kinez ka thënë se për vendin e tij prioritare tashmë është siguria shëndetësore e qytetarëve të Kinës dhe asgjë tjetër. Ndërkohë Ursula von der Leyen ka shprehur angazhimin se do të bëjë cctë jetë e mundur që të sigurojë furnizimet e nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb