Merr gjithnjë e më shumë formë kalendari i Formula 1 për sezonin 2020. FIA dhe Liberty Media po punojnë me çdo ekip për të parë mundësinë e fillimit të aktivitetit pavarësisht pandemisë së koronavirusit. Përgatitjet paraprake shohin startin e garave në Austri më 3-5 korrik dhe 10-12 korrik.

Pas GP të Austrisë dhe Reb Bull Ring II, dy garat e radhës pritet të zhvillohen në Silverston, në fund të muajit korrik dhe javën e parë të gushtit. Do të vijë Çmimi i Madh i Hungarisë, edhe ky me dyer të mbyllura, më 9 gusht. Mes fundit të gushtit dhe fillimi të shtatorit vijnë takimet e Barcelonës, SPA në Belgjikë dhe Monzës. Në total do të zhvillohen 19 gara me finalen e madhe në Abu Dabi më 13 dhjetor. Nuk do të rikuperohen Çmimet e Mëdha të Holandës, Kanadasë, Singaporit dhe Australisë.

Kalandari i mundshëm

3-5 korrik GP Austri
10-12 korrik GP Red Bull Ring ‘II’
24-26 korrik GP Britani e Madhe
31 korrik-2 gusht GP Silverston ‘II’
7-9 gusht GP Hungari
21-23 gusht GP Spanjë
28-30 gusht GP Belgjikë
4-6 shtator GP Italia
18-20 shtator GP Azerbajxhan
25-27 shtator GP Rusi
2-4 tetor GP Kinë
9-11 tetor GP Japoni
23-25 tetor GP SHBA
30 tetor-1 nëntor GP Meksikë
6-8 nëntor GP Brazil
20-22 nëntor GP Vietnam
27-29 nëntor GP Bahrein
4-6 dhjetor GP Bahrain ‘II’
11-13 dhjetor GP Abu Dabi

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb