Kreditë dhe obligacionet që Gjermania kishte blerë që nga viti 2005 për të ndihmuar Greqinë i sollën fitim Berlinit prej 2.9 miliardë eurosh. Këtë e ka konfirmuar qeveria gjermane në përgjigje të kërkesës së parlamentarëve nga radhët e të Gjelbërve. Ky është një fitim që rrjedh nga një seri e transaksioneve, duke përfshirë programin e mbyllur ndërkohë për tregun e letrave me vlerë, duke blerë programin për blerjen e obligacioneve, të cilin e kishte iniciuar Banka Qendrore Evropiane (BQE) në vitin 2010, ndërsa Gjermania dhe anëtarët e tjerë të eurozonës shmangën falimentimin e Greqisë. Shuma gjithashtu përfshin 400 milionë euro në fitim nga Banka Gjermane e Zhvillimit të Shtetit KfW, e miratuar në vitin 2010. Sven-Christian Kindler nga Partia e Gjelbërt tha se fitimet për Gjermaninë garantuan një reduktim të borxhit për Greqinë. Ai gjithashtu shtoi se është e papranueshme që qeveria federale korrigjon bilancin në buxhetin e miliarda të fituara mbi normat e interesit nga Greqia. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb