TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Mat, ku mbetën të vrarë tre persona, punonjës të Bashkisë. Kryedemokrati thotë se ngjarja e tmerrshme ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari duke u shprehur ngushëllimet familjeve të tre viktimave.

Basha shkruan në “Facebook” se ngjarja është një tjetër dëshmi e degradimit total të shtetit.

“Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që t’ua lehtësoj sado pak dhimbjen
Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.
Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë”.

Basha Fb
Basha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb