Nuk është vetëm Napoli në gjurmët e Armando Brojës, në skenë për të siguruar shërbimet e yllit kuqezi është futur edhe Atalanta. Emri i Brojës po lakohet gjithnjë e më shumë në Serie A, kjo për shumë arsye. Përveç talentit të madh që Broja zotëron, përcaktues në zgjerimin e hartës është dhe reklama e madhe që i është bërë nga trajneri Edy Reja dhe stafi i tij.

Futbollistët shqiptarë janë kthyer në modë në Serie A, ndërsa sipas TuttomercatoWeb, Broja është përfshirë në listën e klubit bergamask, pasi drejtuesit i kanë premtuar trajnerit Gasperini një revolucion në shkallë të gjerë.

Broja
Broja

Broja shihet si sulmuesi ideal për të përforcuar fazën sulmuese teksa në vitin e tij të parë në Premier League, realizoi 6 gola, 9 në total në të gjithë kompeticionet. Nëse një transferim i tillë do të vihej në jetë, Broja do të gjente në Bergamo edhe shokun e tij për përfaqësuese, Berat Gjimshiti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb