Seria A është një nga destinacionet më të preferuara për lojtarët shqiptarë dhe kjo vërehet mjaft qartë pasi 5-së nga lojtarët bazë të kombëtares luajnë në këtë kampionat. Pas Hysajt, Berishës, Ajetit, Veselit dhe Memushajt, Franz Pjetri do të jetë lojtari i radhës që do t’i bashkohet Seria A.

17-të vjeçari ditën e sotme ka firmosur një kontratë me ekipin e Udinezes. Pjetri i kishte nisur bisedimet për nshkrimin e kontratës që në muajin shtator, por vetëm sot është firmosur zyrtarisht kontrata e re.

Deri verën e vitit të kaluar, ai ka qenë pjesë e kampionatit Australian ku luante për llogari të Eastern United. Së fundmi të interesuar për shërbimet e tij ka qenë edhe ekipi i Romës, por nuk u arrit një marrëveshje dhe sot konfirmoi zyrtarizisht transferimin te Udineze.
U17-gezon-fitoren
Pjetri mbulon fazën e mbrojtjes dhe cilësohet si një lojtar me shumë talent. Deri më tani ka bërë 3 prezantime me Kombëtaren kuqezi të U-17-ës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb