Vetëm 2 javë më parë kampionati shqiptar u pushtua nga hije të rënda dyshimi për tolerime ndeshjesh pas sfidës Tirana-Kukësi që u fitua nga verilindorët 1-2. Sipas zhvillimeve të ditës së sotme, duket se kjo histori nuk do të mbyllet këtu.

Nga Shkodra vijnë akuza të rënda përsa i përket javës së 22 të Kategorinë Superiore. Pas pezullimit që Korabi iu bëri tre lojtarëve për tolerime në ndeshjen kundër Vllaznisë që u humb me rezultatin 0-2, një anëtar i këshillit bashkiak të qytetit të Shkodrës, Sokol Jubica, ka ngritur akuza në rrjetet sociale se kjo ndeshje ishte paracaktuar, raporton panorama sport.

Sipas tij, gjithçka ishte organizuar në bashkëpunim me Skënderbeun, që do të siguronte tri pikët në Shkodër në këtë fundjavë.

“Turpi i radhës Vllaznia-Skënderbeu. Një ndeshje që është luajtur një javë përpara në Durrës tek Korabi-Vllaznia, e financuar nga Korça. Duke marrë si shkak edhe kartonët e verdhë dhe që nuk do të jenë pjesë e lojës me Korçën. Krymi, Vrapi dhe Gocaj nuk do të jenë pjesë e ekipit, bashkë edhe me drejtuesit e saj. Urime Skënderbeut për fitoren në Shkodër”, ishin fjalët e Jubicës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb